SHBA kritika shteteve arabe lidhur me Palestinën

Përfaqësuesja e përhershme e SHBA-ve në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, drejtoi kritika të ashpra drejt Hamasit dhe shteteve arabe, raporton Anadolu Agency (AA).

Haley, në fjalimin e saj në sesionin për Palestinën në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB), duke pretenduar se “fluturaket e ndezura” të hedhura nga Gaza drejt Izraelit në 3 muajt e fundit kanë dëmtuar 7.500 dynymë tokë, tha se në rast se kishte ndodhur kjo situatë në një vend tjetër do të shkaktonte debate të mëdha.

Ajo gjithashtu gjatë fjalimit të saj drejtoi kritika të ashpra drejt shteteve arabe.

“Shtetet njëri pas tjetrit japin mesazhe solidarizuese me popullin palestinez. Të kishin ndihmuar këto fjalë në shkolla, spitale dhe rrugët palestineze, populli palestineze sot nuk do të ishte përballë kushteve të pashpresë. Veç fjalë boshe. Kur vjen në fjalë asnjë vend nuk mund të jetë aq bujar sa fqinjët arabë ose OBI. Por ajo që flitet këtu në New York nuk ushqen, vesh ose edukon asnjë fëmijë palestinez”, tha ajo.

Haley gjithashtu vuri në dukje se SHBA-të janë vendi i cili më së shumti ka dhënë mbështetje organizatës së OKB-së për ndihmë të refugjatëve palestinezë (UNRWA) me 364 milionë dollarë.

Ajo më tej tregoi se SHBA-të që nga viti 1993 palestinezët i ka ndihmuar me mbi 6 miliardë dollarë. “Shtetet arabe, disa prej të cilëve janë të pasura, sa ndihmë i kanë bërë palestinezëve. Asgjë në krahasim me atë që kanë bërë SHBA-të”, u shpreh Haley.

Ndërkohë, Koordinatori i Posaçëm i OKB-së për Procesin e Paqes në Lindjen e Mesme Nickolay Mladenov, u lidh në këshill me anë të një videokonference ku informoi në lidhje me zhvillimet në Gaza.

“Nuk duhet të kenë sukses ata që dëshirojnë t’i tërheqin në luftë izraelitët dhe palestinezë duke i provokuar ato”, tha Mladenov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button