Lë të dashurën modele për video-lojrat: “Nuk kam kohë për të“!

Duhet të stërvitem për Call of Duty, s`më del koha për asgjë, ky është justifikimi i Douglas Martin për ndarjen nga e dashura, modelja e shumëpreferuar nga revistat Yanet Garcia. Përpara hireve të saj, 23 vjecari ka preferuar videolojrat, në të cilat është profesionist dhe aktualisht, po merr pjesë në një turne botëror.

Meksikania bukuroshe, e cilesuar edhe si “vajza e motit më seksi e botës“, ka mbi 6 milionë e gjysëm ndjekës në Instagram, është një fytyrë e njohur telezivive dhe një yll i vërtetë i rrjetit: ajo ka një kanal në Youtube ku bën parashimet e motit.

Fama e saj është e madhe e vazhdon të rritet, por me sa duket për të fejuarin e vet, nuk mjafton. Ai ka prioritete të tjera. E kam zemrën copash, shkroi vajza në Twitter pas ndarjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button