Francë, kreu i bashkisë “ndalon” hyrjen e mushkonjave në qytezë

Andre Marchand, kryetari i bashkisë Briollay në rajonin perëndimor francez Maine-et-Loire, në fillim të muajit ka marrë vendim për “ndalimin e hyrjes së mushkonjave në qytezë” për t’i treguar dëshpërimin banorëve të vendit të cilët i janë ankuar vazhdimisht pasi vendi është pushtuar nga mushkonjat, raporton Anadolu Agency (AA).

Marchand, në deklaratën për shtyp, tregoi se Briollay ku jetojnë 3 mijë banorë pas përmbytjeve të muajit qershor është pushtuar nga mushkonjat dhe se banorët janë ankuar nga kjo.

Ai tregoi se banorët kanë presion që të gjejnë zgjidhje lidhur me mushkonjat, duke potencuar se është detyruar të marrë vendim për “ndalimin e hyrjes së mushkonjave në qytezë”.

“Ky (vendim) është mënyra humoristike me të cilën mund t’i tregojë njerëzve se nuk mund të bëjë asgjë në lidhje me çështjen”, tha Marchand.

Marchand tha se pavarësisht se janë vendosur kurthe në shumë vende të qytezës banorët kanë vazhduar të ankohen, theksoi se nuk mund të bëjë asgjë tjetër.

Ai shtoi se pas vendimit rastësisht është zvogëluar numri i mushkonjave porse në rast të një përmbytje të re numri i tyre mund të shtohet përsëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP