Braziliani Malcom transferohet tek Barcelona

Ekipi spanjoll i Barcelonës ka transferuar futbollistin brazilian Malcom Filipe Silva de Oliveira nga klubi francez Bordeaux, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas deklaratës së bërë nga Barcelona, futbollisti Malcom është transferuar në vlerë prej 41 milionë euro. Futbollisti 21 vjeçar nënshkroi marrëveshjen e cila e lidh me ekin spanjoll deri në fund të sezonit 2022-23.

Mediat spanjolle pohuan se Barcelona e ka transferuar Malcom-in duke ofruar më shumë se Roma, e cila ka qenë në prag të marrëveshjes me futbollistin duke dhënë një klauzolë prej 38 milionë euro.

Malcom u bë profesionist në klubin brazilian Corinthians, ndërsa në janar të vitit 2016 për 5 milionë euro u transferua në Bordeaux.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button