MPJ apelon të mos udhëtohet në rajonin e zjarreve në Athinë

Ministria e Punëve të Jashtme kumtoi se deri tani  nuk kanë kërkesa për ndihmë  nga qytetarët e Maqedonisë për zjarret në Greqi dhe u rekomandon shtetasve të Republikës së Maqedonisë t’u shmangen udhëtimeve në rajonet e Atikës në rrethinën e Athinës.

“I informojmë qytetarët se tani për tani  qytetarët e Maqedonisë nuk kanë kërkuar ndihmë në Përfaqësinë tonë diplomatiko-konsullore në Athinë. Për shkak të zjarreve në Greqi është shpallur gjendje e jashtëzakonshme”, citon MPJ.

Kontakt telefoni i Përfaqësisë diplomatike konsullore të Republikës së Maqedonisë në Athinë është 0030 694 474 3071.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button