Këtë javë, Era Istrefi sjell bashkëpunim të ri

Këngëtarja me famë botërore nga Kosova, Era Istrefi, nuk ka të ndalur.

Pas publikimit të videoklipit të këngës së saj të fundit, “Prisoner” – i cili është pritur shumë mirë nga fansat e saj, Era tani paralajmëron këngë të re për këtë javë.

Kënga e re titullohet “Oh God”, të cilën e ka bërë në bashkëpunim me artistin e njohur xhamajkan Koshens, transmeton Koha.net.

Këtë njoftim Era e ka bërë të ditur përmes një postimi në Instagram. “Yow!!! Kush është gati për mua dhe Koshensin me një këngë të re të quajtur ‘Oh God’? Kënga vjen me videoklip këtë të premte”, ka shkruar këngëtarja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button