I trokasin në derë dhe e therin 13 herë në shpinë

Dy persona të panjohur mbrëmë sulmuan një shkupjan pesëdhjetë e gjashtë vjeçarë duke e therë 13 herë me thikë në shpinë, kumtoi MPB-ja.

Sipas rrëfimit të personit të sulmuar E.O, mbrëmë rreth orës 23 dy personat  e panjohur i trokitën në derë, më pas e sulmuan dhe e therën.

Shkupjani i cili jetonte vetëm në banesë në rrugën “Brigada e tretë maqedonase” kërkoi ndihmë nga fqinjët. Ata e paraqitën rastin në polici dhe e dërguan të plagosurin në Qendrën urgjente.

Doktorët konstatuan 13 therje me thikë thuajse të gjitha në shpinë. Arsyeja për sulmin nuk dihet, i sulmuari pohonte se nuk i ka njohur sulmuesit.

Policia punon në zbardhjen e rastit. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button