Ky është formacioni i preferuar i Neymarit

Futbollisti më i shtrenjtë në histori të futbollit, Neymar Junior, ka përzgjedhur formacionin e tij ideal prej pesë futbollistëve.
Ylli i PSG-së aktualisht po qëndron në Brazil, ku po merr pjesë në turneun ‘Neymar Jr’s Five’, transmeton Lajmi.net.

Neymar gjatë qëndrimit në këtë turne, është pyetur për formacionin e tij ideal me pesë lojtarë.

Në ekipin e tij, Neymar ka përfshirë pesë lojtarë brazilian.

“Messi, Dani Alves, Thiago Silva dhe Gabirel Jesus”, është përgjigjur Neymar në pyetjen se cili do të ishte ekipi i tij ideal me përbërje prej pesë futbollistëve.

Turneu, i cili organizohet tash e tri vite nga fondacioni i Neymarit, luhet me pesë lojtarë (pa portier).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button