“Përjetësohet” Fadil Vokrri, stadiumi i Prishtinës merr emrin e tij

Legjenda e futbollit kosovar dhe ish presidenti i Federatës së Futbollit në Kosovë, është nderuar pas rreth një muaji e gjysmë nga ndarja nga jeta, transmeton Top Channel. 

Kështu stadiumi i sapondërtuar i Prishtinës, nga sot e në vijim do të quhet stadiumi “Fadil Vokrri”, në nder të ish sulmuesit të njohur.

Vendimi është marrë në mënyrë unanime nga drejtuesit e rinj të federatës, ndërsa pritet edhe organizimi i një turneu miqësor për nder të Vokrrit.

Stadiumi “Fadil Vokrri” i është nënshtruar një rikonstruksioni total dhe tashmë pritet vetëm licensimi i UEFA-s, për organizimin e ndeshjeve ndërkombëtare.

Fadil Vokrri u nda nga jeta më 9 qershor të këtij viti, në mënyrë krejt të papritur, pas një sulmi në zemër, ndërkohë që ishte duke u ushtruar në palestër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button