Regjimi i Asadit pohon se Izraeli ka sulmuar Sirinë

Izraeli ka kryer sulm ndaj një pike ushtarake në rajonin Masjaf në Hama të Sirisë, pretendoi regjimi i Bashar al-Asadit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një lajm të agjencisë së lajmeve të regjimit SANA thuhet se avionët luftarakë të Izraelit mbrëmë kanë goditur një pikë ushtarake në bazën e regjimit në Masjaf.

Në lajmin e agjencisë pohohet se Izraeli synon të mbështesë terroristët “e mposhtur” në Dera dhe Kunejtra në jug të vendit dhe se sulmi ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

Izraeli ende nuk ka dhënë deklaratë në lidhje me rastin.

Ndryshe, Masjaf njihet si një nga rajonet ku gjenden objektet e armëve kimike të regjimit.

Në tre muajt e fundit, Izraeli ka ndërmarrë sulme ndaj pikave ushtarake të regjimit dhe mbështetësit të tij Iranit në Homs, Kunejtra, Dera dhe Damask.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button