Janë shkarkuar drejtoresha dhe 10 anëtarët e Komisionit Shtetëror për Vendimmarrje në Procedurë Juridike

Kryetarja e Komisionit për Vendimmarrje në Procedurë Juridike dhe Procedurë për Marrëdhënie të Punës në Shkallë të Dytë, Irena Brzanova së bashku me dhjetë anëtarë janë shkarkuar nga funksioni i tyre i punës, transmeton Portalb.mk.

Shkarkimi i tyre erdhi pas kërkesës së Qeverisë sepse konsiderojnë se Komisioni nuk ka arritur t’i zgjidh problemet e lëndëve në të cilat kanë vepruar. Nga Qeveria konstatojnë se numri i lëndëve në të cilat kanë vepruar nuk është real sepse në to nuk është përfshirë edhe numri i lënëve në të cilat nuk është vepruar.

“Në raportin e vitit 2016 është parë se komisioni nuk ka treguar rezultate të veçanta në punë”, shkruan në propozimin e Qeverisë dërguar Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Anëtarët dhe kryetari i Komisionit kanë mandat prej pesë viteve në punë, si dhe ka mundësi që të njëjtët të rizgjidhen.

Komisionit Shtetëror për Vendimmarrje në Procedurë Administrative dhe Procedurë të Marrëdhënies së Punës në Shkallë të Dytë është kompetent për zgjidhje të lëndëve pas ankesave të dorëzuara në procedurë juridike në shkallën e parë nga ana e Ministrive, organeve tjera shtetërore si dhe nga organizata të konfirmuara me ligj.  Ai është kompetent të vendos edhe për çështje nga fusha e marrëdhënieve të punës (që nuk janë në kompetencë të Agjencinë për Administratë), për çështje nga fusha e marrëdhënieve të punës për shërbyes shtetëror nga Agjencia e Administratës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button