Bushati: Ka një strategji të orkestruar që pakti Shqipëri- Greqi të mos arrihet

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka deklaruar përballë homologut të tij gjerman Michael Roth se në lidhje me negociatat me Greqinë, “për fat të keq shohim qartë dita ditës që ka një strategji të orkestruar për ta mbajtur peng dhe për të mos lejuar që marrëdhënia shqiptaro-greke të çlirojë energjinë që ajo mundet.”.

Në një konferencë të përbashkët me Michel Roth, Ministri Bushati deklaroi se me negociatat me Greqinë janë hedhu hapa të rëndësishëm që deri dje konsideroheshin si tabu. Në lidhje me “strategjinë e orkestruar” për të mbajtur peng çlirimin e marrëdhënies Shqipëri –Greqi, Ministri Bushati nuk ka dhënë emra për “përgjegjësit”. Por sërish, duket se Bushati e ka patur fjalën për opozitën sqiptare e atë greke që sipas tij kanë bërtitur me të madhe në lidhje me negociatat, transmeton Gazeta Express.

“Ne jemi në një dialog intesiv me Greqinë, koha është e rëndësishme në marrëdhëniet ndërkombëtare, në disa raste është kritike. Kemi hedhur hapa substancialë për disa çështje që konsideroheshin deri para pak vitesh tabu. Jemi në tryezë qoftë për kufizimin e zonave detare, ashtu edhe përsa i përket çështjeve që kanë të bëjnë me menaxhimin e kufirit tokësor, menaxhimin e incidenteve kufitare dhe piramidave. Po nga ana tjetër për fat të keq shohim qartë dita ditës që ka një strategji të orkestruar për ta mbajtur peng dhe për të mos lejuar që marrëdhënia shqiptaro-greke të çlirojë energjinë që ajo mundet.

Duhet ta kuptojmë qartë që e para nuk ka qenë e lehtë të ulesh në tryezën e bisedimeve, qoftë edhe për çështje ekzistenca e të cilave mohohej. E dyta në një tryezë të bisedimeve nuk triumfon në asnjë rrethanë vullneti i njëanshëm, por parimet e të drejtës ndërkombëtare, barazia e palëve në një proces i cili tanimë ka rreth 10 vite sa i përket çështjes së kufizimit të zonave detare që diskutohet në formate të ndryshme në një intesitet shumë më të madh nga 2014 e këtej. Duke ndjekur debatin, por jo vetëm debatin mediatik, por edhe konsultat e ndryshme politike që kanë zhvilluar për këtë çështje, bazuar edhe në autorizimin që ka lëshuar presidenti i republikës dhe plotfuqishmërinë që më pas kam lëshuar për gjithë ekipin negociator, kam vënë re që në disa raste ka edhe paqartësi për çfarë kërkohet të arrihet.

Ne besojmë që jemi në një rrugë të mbarë për të arritur një marrëveshje për tre çështjet që shpejgova në det apo në tokë. Një marrëveshje e cila do të jetë e zbatueshme, e drejtë dhe shumë më e mirë se ato që kemi parë në të shkuarën edhe për faktin që ne kemi nxjerrë disa mësime të hidhura nga gabimet e të shkuarës, pavarësisht se ata që kanë bërë ato gabime sot për sot bërtasin më shumë në çdo media si gjoja coptim të trojeve shqiptare apo tradhtia e radhës ndaj kombit shqiptar e kështu me radhë.

Mendoj se të gjithë aktorët politikë kanë nevojë të sillen me përgjegjshmëri sa i përket kësaj dosje. Nuk e di nëse ka një strategji të mirëpërcaktuar apo është koicidencë fakti që si opozita në Greqi dhe ajo në Shqipëri ndajnë të njëjtën qëndrim për këtë çështje. Fakti që ka kundërshtime si në Shqipëri dhe Greqi me atë që po bëjmë në palën greke jemi në rrugën e duhur.”-tha Bushati.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button