PASOK ose SYRIZA, pyetja është tani?

Zgjedhjet në Greqi nuk janë të rëndësishme vetëm për Greqinë dhe BE-në, por edhe për fqinjët e Greqisë. Posaçërisht storja e PASOK.Elitizmi shkatërrues i PASOK-ut dhe qëndrimet pro-evropiane  edhe më shumë e dobësojnë atë, në qoftë se edhe kësaj here nuk formohet qeveri dhe në rast se do të shkohet në zgjedhje edhe një herë. 

Në PASOK e dinë atë, duhet të hyjnë në qeveri. Përderisa edhe një herë dalin në zgjedhje do të humbin, mes 2 dhe 4 për qind, përqindje kjo e cila do ta hapë çështjen e ekzistencës së PASOK-ut. 
Nga këto zgjedhje veçmë është e ditur se PASOK është në një krizë të rëndë, ndërsa kritikët gjatë tërë vitit u përsëritnin atyre se: Të majtës nuk i nevojiten punëdhënësit, por punëtorët.

Kjo rënie e PASOK-ut dhe krizat ekonomike në Ballkan do të detyrojnë shumë parti  të së majtës që të riformulohen dhe të profilizohen, duke u kthyer në rrënjët e së majtës dhe mesopopulizmit.
Krizat ekonomike në vendet e Mesdheut çdoherë kanë qenë të dëmshme për partitë e së majtës afër qendrës. Partitë liberale po zhduken, ndërsa një pjesë e së djathtës po ik krejtësisht në të djathtë. Kjo formulë apo zgjidhje po përsëritet në Mesdhe 100 vite të tëra.

Shekullin e kaluar shembujt më të mirë ndodhën në Itali, Gjermani, Spanjë dhe Hungari. 
Çdokush që ka mësuar politikologji, këto leksione me siguri i ka mësuar qysh në fillim të studimeve. Deri më tani nuk ka pasur përjashtime. 

Madje edhe një Bojko Borisov në mënyrë të përkryer e di këtë dhe  shpejton që të investojë sa më shumë në infrastrukturë në Bullgari. Këtë e di edhe Sali Berisha, prandaj çdo ditë flet për infrastrukturën, energjinë. Të krijohet ndjenja se kanë hyrë në një “Pesëvjeçare ruse” në ndërtimin e rrugëve dhe prodhuesve të energjisë.   

Në qoftë se kjo nuk arrihet, dihet – zgjedhjet e ardhshme do të fitojë e majta, dhe jo kjo e majta e sotme, por një tjetër shumë më ekstreme dhe më populiste. Si qëndrojnë punët edhe në shtetet fqinje edhe në Maqedoni, kjo është vetëm edhe një shembull se elitizmi, çfarëdo qoftë ai, duhet të braktiset, të vetë kontrollohet ose të harrohet. 

Posaçërisht grupet kriminele të biznesit duhet të qëndrojnë mënjanë së majtës, të punësuarit të pranohen si votues të vetvetes, në fakt, ky është targeti i një së majte të definuar në mënyrë stabile dhe të etabluar. 

Rregulla themelore është – Nuk ka zgjidhje kuadrovike në këmbim për marrëveshje biznesi. Ajo kohë kaloi, ndërsa do të kalojë edhe për ata të cilët e komplotojnë atë.

Tani Greqia kthehet në kohën e Aleksandar Panagulis dhe Polkovnisë?
Por, ka një problem me këtë kthim. Bashkësia ndërkombëtare është e ashpër. Ajo nuk ka mëshirë ndaj atyre që vodhën paratë. Atyre u është e qartë se llogarinë do ta paguajë popullata e thjeshtë. BE-ja është posaçërisht e ndjeshme në këtë.

SHBA-të dhe  administrata evropiane e cila është në Ballkan, i përfaqëson ato apo kryen mbikëqyrje në emër të tyre, nuk përbëhet nga djathtistë të pasur sikur në fillim të 80-ave. Këta këtu janë të klasës së ulët dhe asaj të mesme dhe habiten se prej nga kaq shumë para tek pasanikët e Ballkanit.
Problemi dytë dhe ndoshta është edhe prioritar – në fund të fundit llogarinë e së djathtës dhe budallallëqet (nga ai në Greqi si dhe i yni në Maqedoni) do ta paguajnë edhe tatimpaguesit e Perëndimit.

Madje, jo vetëm që nuk e bëjnë llogari të djathtën e Ballkanit si një aleat në kohën e Panagulis, por edhe i konsiderojnë si struktura kriminele të cilat e kërcënojnë demokracinë.
E djathta, kështu siç është, tragjike/qesharake, do të përpiqet ta heshtë “Orijana Fallaçin” (mediumet), por në fund, ajo e djathtë do të shkatërrohet dhe nga ajo do të mbetet një e djathtë më pak ekstreme duke i kundërshtuar anës tjetër e cila do të ikë në një të majtë ekstreme, sa për dialektikë.

LSDM-ja si  një parti majtë nga qendra duhet të dijë të lexojë mirë. Të mblidhen në shtabin e tyre dhe  të mendojnë se nuk kanë shumë për të menduar- Do të shkojnë pas hapave të PASOK-ut apo SYRIZA-s.LSDM si parti, në qoftë se nuk pranon të paktën 30 pika prej 40-ve të SYRIZA-s, nuk do ti fitojë zgjedhjet. 

Tani, siç koha kalon, me siguri do të jetë lehtë të rrëzohet VMRO-DPMNE-ja, ndërsa më vështirë do të jetë për opozitën që ta gjejë veten dhe të gjejë një mënyrë se si të nis të heq këtë qeveri. 
Me siguri që këto ndryshime do ta shkelin Ahmetin dhe njerëzit e tij. Loja fillon sikur në Greqi, ajo do të jetë e ashpër dhe pa gjykatës që të gjykojnë gabimet dhe kundërvajtjet. Simpatitë nga opozita ndërkombëtare do të fitohen vetëm në qoftë se vetë-definohet, në asnjë mënyrë më herët. 

Storjet për bullgarofilë, serbofilë, ata të Egjeut dhe vllehët, e deri tek albanofobia, ngadalë po ikin nga rendi i ditës. Na jepni bukë. Mos na defokusoni. Nuk mund të mendojmë me kokë në bark të zbrazët. Buka është prioritare. Deri këtu ka ardhur gjendja në Maqedoni. 

Dame Çkartroski, redaktor në World Security for Balkan and Macedonia

Lajme të ngjashme

Shiko edhe
Close
Back to top button