Dekoroni shtëpinë me ngjyrën e artë (Foto)

Kur mendoni për arin apo bakrin në enterier, me siguri do t’ju rikujtohen pallatet luksoze të cilat kanë qenë përplot mobilie dhe dekorime të tilla.

Nëse së paku keni pasur dilema rreth pjesëve në nuanca të ngjyrës së artë, duke i konsideruar të tepërta dhe vështirë të përshtatshme, ne do t’ju tregojmë që mund të jenë jashtëzakonisht elegante, transmeton Telegrafi.

Në hapësirën jetësore arin dhe bakrin mund ta fusni me mobilie – siç janë ato komodinat apo karriget e vogla – me detaje siç janë vazot, llambat, jastëkët zbukurues, ndërkaq njëra ndër më të dashurat për ne është që të ngjyrosni një mur në ndonjërën prej këtyre nuancave.

Shtesë plus është që ari dhe bakri mund t’u përshtaten shumicës së stileve – nga stili industrial deri te rregullimi manual.

Natyrisht, mobilet ngjyrë ari apo bakri nuk mund të mbeten të pavërejtura, prandaj, varësisht efektit të cilin dëshironi ta arrini, kini kujdes gjatë dozimit të tyre.

Ne në vazhdim po ju sjellim disa ide se si ari dhe bakri do të përshtaten në shtëpinë tuaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button