Treni godet veturën, humbin jetën 3 persona nga Haraçina në Rramanli të Kumanovës

Tre persona nga Haraçina e Shkupit, sot kanë humbur jetën pasi që një tren transportues e ka goditur veturën “Golf” në kalimin e fshatit Rramanli të Kumanovës, informon Ministria e Punëve të Brendshme, njofton Portalb.mk.

Fatkeqësia ka ndodhur në orën 11:45 përpara stacionit hekurudhor “Terminali” mes stacioneve hekurudhore Kumanovë dhe Rramanli në një kalim të shenjëzuar për kalim.

Në “Golfin” me targa të Shkupit ka goditur treni transportues i “Hekurudhave të Maqedonisë”. Në fatkeqësi kanë humbur jetën vozitësi N.B dhe bashke udhëtaret S.B. dhe Z.B., ndërkaq bashkudhëtari i katërt ka arritur që të kërcejë nga vetura përpara se ta godet veturën treni.

Prokurori publik dhe ekipi i SPB Kumanovë kryejnë ekspertizë të vendin e ngjarjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button