Filipçe: Tenderi ende nuk është ndarë, ende është në fazë të evoluimit

“Ministria e Shëndetësisë ende nuk ka nënshkruar marrëveshje dhe ndërmarrja e cila përmendet në opinion ende nuk e ka fituar tenderin për furnizimin e Testeve dhe reagensëve për biokimi, imunologji, hematologji dhe analiza, për përdorim pa para në institucionet shëndetësore në Maqedoni”, deklaroi ministri Venko Filipçe, pas reagimeve në opinion se ndërmarrja është formuar në prill dhe është e vetmja e cila është paraqitur në tenderin e rëndë 35 milionë euro, njofton Portalb.mk.

“Në opinion këto ditë u thanë shumë të pavërteta, akuza dhe spekulime në lidhje me procedurën e tenderit për furnizim të reagensëve, për institucionet publike shëndetësore”, tha Filipçe.

Sipas tij, deri në fund të afatit për dorëzim të ofertave për tenderë është dorëzuar vetëm një ofertë.

“Për momentin procedura është në fazë të evoluimit dhe ende nuk ka arritur në ankandin elektronik. Për arsye se bëhet fjalë për furnizim tre vjeçar për furnizimin e testeve dhe reagensëve dhe vlera për të njëjtën është e lartë, por kursimi i buxhetit të qytetarëve është e madhe. Nëse nuk arrijmë të kursejmë tenderi do të anulohet. Tërë procesi ishte transparent dhe i hapur për opinionin, ishin të pranishëm sektori civil dhe përfaqësuesit e jashtëm të kompanive”, tha Filipçe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button