Komuna e Strugës i ndaloi, por liqeni përplot me varka me pedale

Në bregun e liqenit në Strugë edhe më tej vërehen varka me pedale, edhe pse autoritetet lokale në fillim të verës morën vendim për largimin e tyre, për shkaqe sigurie. Ajo që bie në sy është se në këto varka voziten edhe persona të mitur ose në një varkë me pedale argëtohen më shumë persona përnjëherë, njofton Alsat M.

Qytetarët konsiderojnë se duhet të rritet niveli i sigurisë në liqenin e Ohrit dhe të ketë masa më të rrepta për shfrytëzimin dhe dhënien me qira të varkave me pedale.

Pronarët e varkave kohëve të fundit kanë protestuar, duke kërkuar nga autoritetet lokale që të rishqyrtojnë ndalesën, pasi shumë prej tyre, ekzistencën e nxjerrin pikërisht nga objektet e lundrimit.

Këtë verë nuk do të mund të përdoren pedalinat në liqenin e Strugës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button