Koxias: Demokracia e Re dhe VMRO ushqehen me probleme dhe përdorin gjuhë të urrejtjes

Demokracia e Re dhe VMRO po ushqehen me problemet, ndërsa ne me zgjidhjet, opozitat në të dy vendet po përdorin gjuhë të urrejtjes, thotë shefi i diplomacisë greke në intervistë për “Efimerida ton sindakton”, njofton MIA. Nikos Koxias, për edicionin e fundjavës të gazetës greke, duke folur për reagimet në të dy vendet, thotë se ajo që atë e shqetëson nuk është mospajtimi rreth marrëveshjes, “sepse nga një pikëvështrim, kjo është normale”, por është i shqetësuar për atë se ku do ta çojë vendin “përhapja dhe legalizimi i gjuhës ekstreme djathtiste të urrejtjes”.

“Opozita në të dy vendet është opozitë e cila po përdorë gjuhë të përbashkët të urrejtjes. E kultivojnë urrejtjen politike në të gjitha dimensionet e veta: si brenda, ashtu edhe në marrëdhëniet ndërshtetërore. Demokracia e Re e hedhë poshtë marrëveshjen me arsyetimin se gjithçka i dhamë Shkupit. Ivanov dhe vendi i tij nuk e ratifikojnë marrëveshjen sepse, gjoja me të, vendi i tij i nënshtrohet Greqisë. Nëse ndërlidhen këto gjëra, lehtë mund të konkludohet se në të dy vendet bëhet fjalë për parti të cilat ushqehen me këtë retorikë, me moszgjidhje të problemeve, me joaktivizim”, thotë shefi i diplomacisë greke dhe i porositë të gjithë qytetarët e Greqisë, të cilët nuk dakordohen me Marrëveshjen, “ta lexojnë dhe ta studiojnë më mirë” dhe të shohin “nëse me të vërtetë janë reale rreziqet në të cialt thirret opozita”.

ANALIZË: Maqedonia ndër vite, shqetësuese çfarë ka shkaktuar urrejtja e padënuar

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button