Bujqit kanë një muaj të aplikojnë për para te Qeveria, që të pajisen me sistem të ujitjes

Duke filluar nga sot e deri më 21 gusht bujqit do të mund të aplikojnë për marrjen e mbështetjes financiare nga Programi për zhvillim rural përmes masës qeveritare që mban emrin”Furnizimi i sistemit për ujitje pikë për pikë, konstruktim dhe ndërhyrje të tjera të ujit sipërfaqësor”.

Me këtë masë, siç informojnë nga Agjencia për mbështetje financiare të bujqësisë dhe zhvilimit rural, në disponim janë 20 milionë denarë, ndërkaq me këto mjete ekonomitë bujqësore do të mund të pajisen me sistem për ujitje pikë për pikë, të bëjnë kontruktimin e bunarëve dhe ndërhyrje të tjera të ujit sipërfaqësor.

Drejtori i Agjencisë për mbështetje financiare të buqjësisë dhe zhvillimit rural, Nikollçe Babovski, thotë se për masat do të mund të aplikojnë të gjithë bujqit të cilët janë evidentuar në regjistrin e vetëm të ekonomive bujqësore.

Të gjithë të interesuarit me këto mjete mund të pajisen me sisteme nëntokësore për ujitje pikë për pikë, pajisje dhe mjete bashkangjitëse për sistemin për ujitje (filtra, fertirigatorë, pompa, gypa dhe elemente lidhëse), pajisje dhe mekanizëm lidhës për vendosje dhe grumbullim të sistemit pikë për pikë, pajisje për instalacion elektrik për furnizim me enerjgi elektrike, prëfshirë edhe pajisje për efikasitet energjetik dhe pajisje për prodhim të energjive të qëndrueshme dhe agregatë apo gjeneratorë dhe pajisje shoqëruese të instalacionit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button