Këngëtari Vllatko Ilievski ka vdekur nga përzierja e narkotikëve

Portali Dosie ka ardhur në informacion nga obduksioni i këngëtarit të njohur maqedonas Vllatko Ilievski, ku definohet arsyeja e vdekjes së tij, përcjell Portalb.mk.

Në raportin nga obduksioni është theksuar se në gjakun e këngëtarit janë gjetur gjurmë nga më shumë lloje të drogave si dhe alkool. Ai koktej i narkotikëve dhe alkoolit ka shkaktuar ndalesë së punës së zemrës.

Siç është tani më e njohur, këngëtari para se të gjendet i vdekur ka qenë në një lokal me miqtë e  tij dhe pasi ka dalë nuk dihet nëse është takuar me dikë dhe kur i ka marrë narkotikët. Ata që e kanë njohur mirë kanë thënë se edhe pse është shfaqur i buzëqeshur dhe i lumtur ai thellë në vete ka vuajtur nga depresioni i rëndë.

Ka ndërruar jetë këngëtari i njohur maqedonas Vllatko Ilievski

Shkup, prokuroria heton arsyet e vdekjes së këngëtarit 33 vjeçar

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button