Intelektualë nga SHBA dhe BE bëjnë thirrje për përkrahje të Marrëveshjes së Prespës

Rreth pesëdhjetë profesor universitar nga Evropa dhe SHBA-ja, me anë të një letre të publikuar në gazetën britanike “The Guardian”, u bëjnë thirrje partive dhe qytetarëve të Maqedonisë të thonë “po” në referendumin që pritet të mbahet, përcjell Portalb.mk.

Sipas tyre, marrëveshja e nënshkruar më 17 qershor i dha fund kontestit mes Greqisë dhe Maqedonisë dhe e definon kufirin politik, historik dhe kulturorë mes të dyja vendeve. Ata janë të bindur se me këtë marrëveshje bëhet e qartë se çfarë është identitet maqedonas. Marrëveshja “e respekton dinjitetit dhe të drejtën për vetë përcaktim të dy popujve dhe e vërteton dëshirën e të dy shteteve për ekzistencë të qetë”.

Këta intelektualë besojnë se kjo marrëveshje, pasi të finalizohet “ do ta zgjidh problemin e çështjeve të identitetit politik, që është shumë i shpeshtë në shoqëri multietnike dhe do të jetë si një model për zgjidhjen e e problemeve të ngjashme në të ardhmen edhe për shtetet e tjera me konflikte të tilla”.

Letrën e plotë të këtyre intelektualëve mund ta lexoni këtu.

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button