Nga e hëna pritet të ulen çmimet e derivateve

Nga dita e hënë pritet që të ulen çmimet e derivateve në Maqedoni. Pas disa cikleve të rritjes së çmimit javën e ardhshme me gjasë komisioni rregullator do të përcaktojë çmime më të ulëta nga ato aktuale.

Lëvizja e çmimeve të naftës së pa përpunuar në berzat botërore tregon se dy javët e fundit nafta barel sillej prej 71 deri 73 dollarë për barel, që nënkupton çmim më të ulët se para dy javësh kur ishte 75.8 dollarë. Në kushte të tilla nga e marta në mesnatë do të kemi çmime më të ulëta.

Për momentin diseli është 64 denarë, eurosuper 72 përkatësisht 74 denarë për litër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button