Izraeli kërcënohet me “ofensivë të dhimbshme” në Rripin e Gazës

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Avigdor Liberman paralajmëroi se lëshimi i balonëve zjarrvënës nga Rripi i Gazës do ta detyrojnë Izraelin të fillonte një ofensivë të madhe kundër enklavës së kontrolluar nga Hamasi, raporton Anadolu Agency (AA).

“Hamasi na vendos në një situatë në të cilën nuk do të kemi zgjidhje tjetër përveçse të fillojmë një operacion të madh dhe të dhimbshëm ushtarak”, ka cituar Libermanin ditari izraelit në hebraisht “Yedioth Ahronoth”.

Në javët e fundit, aktivistët palestinezë nga Rripi i Gazës kanë lëshuar “balonë zjarrvënës”, në kuadër të tubimeve popullore që po mbahen në zonën e sigurisë.

Sipas zyrtarëve izraelitë, armët e improvizuara ajrore kanë shkaktuar një numër zjarresh në territorin e Izraelit, që kanë çuar në dëme të mëdha materiale, por jo edhe viktima.

“Çdo person i arsyeshëm që sheh një tokë bujqësore të ndezur e kupton natyrën e papranueshme të situatës”, u tha Liberman një grupi izraelitësh që jetojnë pranë zonës së sigurisë midis Rripit të Gazës dhe Izraelit.

Që nga fillimi i tubimit përgjatë zonës së sigurisë më 30 mars të këtij viti, më shumë se 140 palestinezë janë vrarë dhe mijëra të tjerë janë plagosur nga zjarri i ushtrisë izraelite.

Demonstruesit kërkojnë “të drejtën e kthimit” në shtëpitë dhe fshatrat e tyre në Palestinën historike nga e cila u dëbuan në vitin 1948 për të krijuar shtetin e izraelit. Ata gjithashtu kërkojnë heqjen e bllokadës 11-vjeçare në Rripin e Gazës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button