“Shkupi flet”, manifestim katërditësh për shënimin e 55 vjetorit të tërmetit

Me njëzet ngjarje kulturore në disa lokacione, Qyteti i Shkupit do ta shënojë 55 vjetorin e tërmetit katastrofal në vitin 1963. Programi i quajtur “Shkupi flet”  në katër ditë do ta bashkojë artin multimedial,  filmik, teatral dhe artistik dhe aktivizimin qytetar  në mënyrë konceptuale lidhur me tërmetin, por edhe me historinë kulturore të metropolit.

Manifestimi do të fillojë të hënën më 23 korrik, ku nga ora 20:00 në pjesën lindore të Muzeut të Qytetit të Shkupit do të zbulohen shkronjat nga porosia e Josif Broz Titos.

“Porosia e cila për një kohë të gjatë ishte dëshmitar i solidaritetit historik  që Shkupi e  fitoi nga bota pas tërmetit shkatërrues, dhe ishte  pjesë e njohur e pandashme e Muzeut dhe bërthamë e qytetit, sërish do të kthehet në vendin e saj. “Kjo ngjarje  simbolikisht e quajtur “Solidariteti kthehet  në vend”, do të ndiqet me aktivitete  në Muzeun e Qytetit të Shkupit”, kumtoi Qyteti i Shkupit.

Ngjarjet në suaza të manifestimit në katër ditë do të mbahen  në Muzeun e Qytetit të Shkupit, Galerinë Grafiti në QTQ, Qendrën kulturore-informative, Muzeun e artit bashkëkohor, pllajën para Qendrës Kulturore Rinore.

“Rikonstruim i qetë i tërmetit”, performancë e Biljana Radinoska dhe “Shkupi ëndërron” , kolazh filmik i metrazhit të shkurtër të Dina Duma, , janë vepra të artistëve tanë të rinj që do të jenë pjesë e ngjarjes kryesore më 25 korrik që do të mbahet  në Galerinë Grafiti në QTQ, pastaj do të vijojë koncerti  “Bisedë me kuptim” të Mammoth & Yashem,  pjesëmarrje e drejtpërdrejtë e Todor Karakolev dhe xhem seshën i mbyllur me muzikantë nga skena e re e Shkupit. Përveç befasisë vizuale  për vizitorët,  me këto ngjarje duam ta potencojmë  edhe vlerën arkitektonike të QTQ-së për qytetin e Shkupit dhe ta kthejmë frymën urbane  në rajonin qendror të qytetit”, citon Qyteti i Shkupit.

Organizata e grave të Qytetit të Shkupit do ta shënojë 55 vjetorin e  leximit poetik, ndërsa më 26 korrik me fillim në orën 5:17, koha kur ka ndodhur tërmeti, qytetarët do të përkujtohen  në ngjarjen tragjike me audioaksion  në pesë lokacione të ndryshme nëpër qytet, në organizim të Grupit të aksioneve artistike urbane dhe Qendrës për arte bashkëkohore.

Tradicionalisht do të mbahet edhe aksion i dhurimit të gjakut, ndërsa  bordi organizues do të dhurojë lule para përmendores së viktimave të tërmetit në varrezat e qytetit në Butel.

Shoqata për punë vullnetare dhe angazhim edukativ në territorin e komunës së Gazi Babës do të organizojnë  aksione pune në periudhën nga data  23 deri më 28 korrik, si dhe program të pasur edukativ kulturor në kampin për aksion në shtëpinë studentore “Stiv Naumov”.

“Shkupi flet”, u bën thirrje qytetarëve së bashku t’i ndjekim ngjarjet, të përkujtohemi në tragjedinë  e cila e shkatërroi qytetin tonë, dhe të dërgojmë  porosi  se nuk e kemi harruar përkrahjen që para 55 viteve e morëm nga e tërë bota dhe se  e duam qytetin tonë,  kulturën dhe elegancën unike të cilën do ta ruajmë në të ardhmen”, thekson Qyteti i Shkupit në paralajmërimin e programit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button