Dieta e minutës së fundit funksionon, e thonë VIP-at, bëjeni edhe ju

Të gjithë flasin për të, mes njerëzve të njohur të artit dhe sportit dhe është dietë që përbëhet nga vetëm dy numra që në dukje janë misterioz, 16 dhe 8.

Në fakt, nuk janë numra magjikë, por intervale kohe në harkun e 24 orëve komplekse të ditës ku lejohet ose jo të hani. Parimi është i thjeshtë. Nuk duhet të numërosh kaloritë e komplikuara të peshosh ushqime apo të rrish pa ngrënë. Natyrisht, duhet të hash në mënyrë të moderuar, duke eliminuar sheqernat dhe pijet alkoolike dhe duke kufizuar karbohidratet dhe yndyrat. Ajo që ka rëndësi është momenti i ditës kur merret ushqimi, dhe mund të hani brenda një intervali prej 8 orësh, ndërkohë që agjëroni pjesën e mbetur të kohës.

Parimi që e bën të funksionojë këtë dietë është në faktin se agjërimi për një numër të mjaftueshëm orësh ndez metabolizmin hormonal, duke provokuar konsumin e yndyrave të depozituara, duke rregulluar prodhimin e insulinës.

Avantashi i këtij regjimi, këshilluar mes të tjerëve nga Avid Kingsbury, trajner personal i shumë yjeve të Hollviudit, është në faktin se rënia në peshë nuk ndikon në masën e dobët muskulore, e cila mbetet e paprekur. Masa e yndyrës, digjet në mënyrë efikase duke prodhuar energji, duke patur dhe një efekt detoks.

Burimi: Top Channel

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button