Të gjithë u përqëndruan tek Era, por edhe Arilena e ngriti në këmbë Moskën për Kupën e Botës

Të gjithë shqiptarët u ndjenë krenarë për performancën e Era Istrefit në finalen e Kupës së Botës. Një performancë që elektrizoi gjithë stadiumin dhe na emocionoi të gjithëve. Por Era nuk ishte e vetmja këngëtare shqiptare që këndoi në Kupën e Botës, edhe Arilena Ara ishte një prej këngëtareve që na dhuroi emocione të veçanta me performancën e saj atë ditë, shkruan Class.

Një zë potent si ai i Arilenës nuk kishte si të mungonte në ditën e emocioneve të mëdha. Këngëtarja shqiptare u prit shumë mirë nga turma e njerëzve që kishin dalë për të festuar dhe për të shijuar muzikën e mirë që ofrohej në Fifa Fan Zone. Arilena ka postuar edhe në profilin e saj disa nga çastet e performancës së saj në Moskë. Në fotot e postuara ajo ka shkruar: “Një turmë e pabesueshme! Faleminderit për mirëpritjen Fifa World Cup 2018.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button