Ademi: Grupi punues për projektin “Shkupi 2014” dorëzon vazhdimisht konkluzionet te Qeveria dhe Prokuroria Speciale

Ministri i Kulturës Asaf Ademi deklaroi se grupi i punës për projektin “Shkupi 2014” punon pa ndërprerë dhe konkluzionet i dorëzon deri te Qeveria, e cila do të vendosë për veprim të mëtutjeshëm. Bashkëpunojnë tha, edhe me Prokurorinë Speciale Publike për procedurat që i kanë hapur, njofotn MIA.

“Pritet Qeveria të sjellë  konkluzione për veprim të mëtutjeshëm. Në raport të PSP-së ajo tashmë ka hapur disa procedura. Ne jemi në bashkëpunim të tërësishëm me to dhe të gjitha dokumentet që i kërkojnë”, ne i sigurojmë, u përgjigj në pyetjen e gazetarëve ministri Ademi, i cili sot e hapi debatin e parë për Propozim-ligjin për realizimin  e interesit publik në kulturë.

Këshilltari në Ministrinë e Kulturës, Zllatko Teodosievski, tha se po shqyrtohet mundësia që disa përmendore për të cilat ka interesim nga komunat, Velesi dhe Ohrin, tu jepen atyre, por sërish për këtë Kuvendi duhet të sjellë vendim, sepse këto përmendore janë të vendosura në mënyrë joligjore.

“Ndërsa nëse janë të vendosura në mënyrë joligjore në Shkup, joligjore janë edhe për Velesin dhe Ohrin”, tha Teodosievski.

U mbajt debat i parë për Ligjin e ri për Realizimin e Interesit Publik në Kulturë

Deri në fund të vitit duhet të miratohet ligj për realizimin e interesit publik në kulturë, që sipas këtij dikasteri është i dyti me rëndësi pas miratimit të Strategjisë nacionale në kulturë 2018- 2022.

“Ligji i vjetër për kulturë ka mbushur 20 vite dhe deri tani i ndryshuar 16 herë. Opinioni në kulturë shumë herë ka konstatuar se ai është anakronik dhe nuk paraqet kërkesat e reja në normimin e kulturës në Maqedoni. Në një masë, ai ligj u tregua retrograd në raport me disa vendime dhe në kundërshtim me kërkesat e publikut në kulturë”, tha ministri i Kulturës, Asaf Ademi në hapjen e debatit të parë publik për Propozim-ligjin ku kanë marrë pjesë përfaqësues të institucioneve kulturore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button