Maqedoni, nxënësit e kaluan maturën shtetërore me notë mesatare 3.42

Nota e përgjithshme mesatare nga provimet për të gjitha lëndët nga matura shtetërore në vitin 2017/2018 është 3.42 që është përmirësim i vogël nga viti i kaluar kur nota mesatare ishte 3.39.

Notën mesatare nga dhënia e tre provimeve eksterne në qershor sot në konferencë shtypi e kumtuan ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi dhe drejtoresha e Qendrës Shtetërore të Provimeve (QSHP), Lidija Gjoshevska.

Sipas të dhënave që i kumtuan, nota më e lartë mesatare është arritur në lëndën e gjuhës turke 4.18, ndërsa nota më e dobët është nga lënda e gjuhës angleze 2.91.

Ministri Ademi tha se janë të kënaqur nga nota mesatare që ka rritje të ulët të suksesit që, siç tha, indikator është edhe krahas të gjithë sfidave dhe gjendjes në arsim ajo është në rrugë të mirë drejt cilësisë më të mirë.

Nga gjithsej 43.331 provime të realizuara nuk janë dhënë 2.512, gjegjësisht 5,8 për qind.

Ka përfunduar edhe afati për ankesa. Deri tek QSHP janë dorëzuar 480 ankesa, ndërsa si të pabaza janë pranuar 130. Për ata që në qershor nuk e kanë dhënë maturën shtetërore ose jo në tërësi, sesioni i ardhshëm i provimeve është më 12, 13 dhe 14 gusht.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button