Milani fiton betejën me UEFA-n, merr pjesë në Europa League

Milani ia ka dalë të fitojë betejën me UEFA-n, në KAS-in e Lozanës dhe do të vijojë të marrë pjesë në Europa Leaguen e këtij sezoni.

Vendimi pritet të publikohet nga çasti në çast edhe nga UEFA, ndërsa kuqezinjtë tani mund të festojnë arritjen që e siguruan me shumë mund gjatë kampionatit, transmeton TCH.

UEFA vendosi të përjashtojë Milanin nga garat europiane, pasi konkludoi se nuk ishin respektuar normat e Fair Play-t Financiar, por kuqezinjtë apeluan vendimin në KAS dhe rifituan të drejtën e përfaqësimit në Europa League.

KAS-i ka vendosur të rikthejë kuqezinjtë sërish te UEFA, për të marrë një tjetër dënim, por këtë herë më proporcional, të ndarë mes gjobës dhe reduktimit të listës europiane.

Natyrisht që Fiorentina është e dëshpëruara e vetme e këtij vendimi të KAS-it të Lozanës, pasi në rast se kuqezinjtë do të mbeteshin jashtë Europës, do të ishin pikërisht vjjollcët që do t’i zëvendësonin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button