Një spiune ruse në vitin 2015-të ka hyrë në Maqedoni pa u evidentuar, pastaj ka shkuar në Greqi

Hetimi i përbashkët i “Buzzfeed” dhe “Projektit për Raportim për Krim të Organizuar dhe Korrupsion” (OCCRP), tregon se industria për lajmet politike në Veles nuk ka filluar në mënyrë “spontane nga tinejxherët apolitik”, njofton Portalb.mk.

Sipas hulumtimit, pas shqyrtimit të publikimeve në mediat sociale, dokumentet shtetërore, informatat për regjistrim e domenit dhe versionet arkivuese të ueb-sajteve të rrejshme për lajme, si dhe intervistomi i lojtareve kyç, sajtet me lajme të rrejshme në Veles i ka filluar avokati nga Maqedonia Trajçe Arsov – i cili ka bashkëpunuar me partnerë amerikan të profilit të lartë në periudhën prej së paku gjashtë muaj gjatë kohës së periudhës që puthitet me ditën e zgjedhjeve.

Hetimet, gjithashtu zbulojnë se të paktën një person i “fabrikës së trolleve (lexo këtu për kuptimin e fjalës troll)” ruse, Ana Bogaçeva, e akuzuar nga këshilltari special amerikan Robert Muller për përzierje eventuale në zgjedhje, ka qenë në Maqedoni, tre ditë përpara së të regjistrohet ueb-domeini.

Dokumentet emigruese të cilat i kanë marrë gazetarët tregojnë se Bogaçeva ka qenë në Maqedoni në mes të vitit 2015, ndërkaq e ka lëshuar vendin nga Greqia në po të njëjtin ditë, por nuk ka dokument se kur ka hyrë në vend.

Në pyetjen e gazetarëve se pse ka qenë në Maqedoni në vitin 2015, Baçeva ka deklaruar “më falni, por nuk flas për punën time”.

Bogaçeva është njëra 13 shtetasit rus që janë të akuzuar në shkurt për përzierje në zgjedhjet amerikane.

Akuza është fokusuar në rolin e Agjencisë Hulumtuese në Shën Peterburg – shpesh të quajtur “fabrika për trolle” – e cila ka prodhuar propaganda online dhe ka shpërndarë porosi nëpërmjet rrjeteve sociale me qëllim që t’i ndihmojë Trampit që i njëjti ta fitojë rivalin e tij, Hillari Klinton.

Raportuesit nuk kanë gjetur lidhje mes Bogaçevës dhe ueb-faqeve të Maqedonisë, ndërkaq Arsov mohon se ka ndonjë lidhje me Rusinë.

Pa përgjigje janë edhe pyetjet se me kë Bogaçova ka pasur kontakte në Maqedoni, kush i ka lejuar që ta lëshojë vendin, nëse nuk ka pasur dokument se ajo ka hyrë në shtet, dhe cili ka qenë roli i saj në krijimin e “fabrikave tjera për trolle”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP