LQ Zëri Strugë: Komunallno luan me gjuhën shqipe

Lëvizja qytetare Zëri ka shprehur revoltën e saj në lidhje me denigrimin e gjuhës shqipe që behtë në vazhdimësi nga ana e N.P. Komunallno. Reagimet kanë të bëjnë me përdorimin qesharak të gjuhës shqipe në fletushkat e kontejnerëve për letër dhe plastikë si që shihet dhe në foto.

“Ky është rezultat i papërgjegjshmërisë të institucioneve përkatëse si dhe një vazhdimësi e bastardimit të gjuhës shqipe edhe nga institucioneve të ndryshme shtetërore” thotë Zëri.

Zëri kërkon mënjanimin e këtyre fletushkave dhe zëvendësimin e tyre me të reja pa gabime drejtshkrimore. 

“Është e papranueshme që në çdo anë të qytetit me shumicë shqiptare, të lexohen shkrime të tilla qesharake për gjuhen shqipe” theksojnë nga Zëri. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button