Ngjarjet më të përfolura në Botërorin “Rusi 2018”

Gjatë Kampionatit Botëror “Rusi 2018” rrjeti social Twitter u përdor në masë të madhe, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate në Twitter, në Kampionatin Botëror të mbajtur mes datave 14 qershor-15 korrik, ku Franca për herë të dytë në historinë e saj fitoi titullin e kampionit janë postuar 115 miliardë mesazhe nga ky rrjet.

Më së shumti postime gjatë këtij kampionati janë bërë në ndeshjen finale, ku Franca arriti të bëhet kampione pas fitores ndaj Kroacisë me rezultatin 4-2.

Më së shumti mesazhe gjatë Botërorit janë postuar në momentin kur futbollisti francez Kylian Mbappe në ndeshjen me Kroacinë shënoi golin, i cili solli kaloi epërsinë në 4-1.

Kombëtarja për të cilën janë bërë më së shumti postime gjatë këtij kampionati është Brazili, ndërsa futbollisti po ashtu nga ky shtet Neymar.

Më së shumti mesazhe gjatë Botërorit janë dërguar nga Brazili.

– 5 ndeshjet për të cilat më së shumti janë postuar mesazhe në Twitter

1. Francë-Kroaci (#WorldCupFinal) (15 korrik)

2. Brazil-Belgjikë (#BRABEL) (Gjysmëfinalja – 6 korrik)

3. Brazil-Meksikë (#BRAMEX) (1/8 e finales – 2 korrik)

4. Francë-Argjentinë (#FRAARG) (1/8 e finales – 30 qershor)

5. Brazil-Kosta Rikë (#BRACRC) (Në grupe-22 qershor)

-5 momente me mesazhe më të postuara gjatë kampionatit

1. Goli i Mbappe-s në ndeshjen finale Francë-Kroaci, i cili solli epërsinë në 4-1

2. Goli i Philippe Coutinhos në minutat shtesë të ndeshjes Brazil-Kostarikë, me të cilin Brazili kaloi në epërsi

3. Fitorja e Koresë së Jugut ndaj Gjermanisë me rezultatin 2-0

4. Përfundimi i ndeshjes Francë-Kroaci

5. Përfundimi i ndeshjes Brazil-Belgjikë

– 5 futbollistë për të cilët janë postuar më së shumti mesazhe gjatë kampionatit

1. Neymar (#BRA) (@neymarjr)

2. Lionel Messi (#ARG) (@Argentina)

3. Cristiano Ronaldo (#POR) (@Cristiano)

4. Kylian Mbappe (#FRA) (KMbappe)

5. Philippe Coutinho (#BRA) (Phil_Coutinho)

– 5 kombëtare për të cilat janë postuar më së shumti mesazhe gjatë kampionatit

1. Brazil (@CBF_Futebol)

2. Francë (@equipedefrance)

3. Argjentinë (@Argentina)

4. Angli (@England)

5. Portugali (@selecaoportugal)

– 5 shtete ku janë postuar më së shumti mesazhe gjatë kampionatit

1. Brazil

2. Japoni

3. Britani e Madhe

4. SHBA

5. Francë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button