Ancelotti dhe tifozëria napolitane, të ndarë për merkaton

Arkadius Milik është një sulmues mjaft cilësor, por dëmtimet e shpeshta nuk japin garanci, që Ancelotti të bazohet vetëm te ai për të përballuar sezonin me Napolin.

Pikërisht për këtë arsye, napolitanët janë hedhur në kërkim të një tjetër sulmuesi me peshë, që do të mund të ofronte gola të shumtë dhe të rriste konkurrencën në sulm, transmeton TCH.

Emri i preferuar nga Carlo Ancelotti është ai i francezit Karim Benzema, që vështirë se do të vijojë të qëndrojë më te Reali, ndërsa tifozëria napolitane ëndërron rikthimin e Edison Cavanit.

Uruguaiani nuk ka më qetësinë e mëparshme te PSG-ja dhe do të mirëpriste një rikthim në Itali, te Napoli, por që kjo të ndodhë, duhet të sakrifikojë disa miliona në pagën e tij vjetore.

Gjithsesi, koha kalon dhe pas një muaji skuadrat do të zbresin në fushë për javën e parë të kampionatit, ndaj Ancelotti kërkon që skuadra të veprojë sa më shpejt në merkato, për të kompletuar ekipin.

Por ajo që është më e rëndësishme, është fakti se me ardhjen e Ancelottit, Napoli është bërë një destinacion i preferuar edhe për lojtarët e mëdhenj, jo vetëm për talentet e reja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button