Bekteshi zyrtarisht kërkoi që Kosova ta tërheqë vendimin për për rritjen e tarifave

Në lidhje me vendimin e Kosovës për rritjen e tarifave prej 30 për qind për importet e disa llojeve të frutave, perimeve dhe misrit, pas një takimi të përbashkët të mbajtur ndërmjet Ministrive të Ekonomisë, Ministrive të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, si dhe Drejtorisë Doganore, në koordinim me Ministrinë e Punëve të Jashtme, ministri Kreshnik Bekteshi dërgoi letër Sekretariatit të CEFTA-s dhe Ministrit të Tregtisë dhe Industrisë së Republikës së Kosovës, Bajram Hasani, me të cilën kërkon shfuqizimin e masës e cila tashmë është duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në tregtinë e këtyre produkteve, dhe propozon vazhdimin e bashkëpunimit të mirë të deritanishëm. Ministria e Ekonomisë, për këtë problem, ka informuar edhe Komisionin Evropian.

Në letër Ministri Bekteshi shprehet se kjo masë nuk është në përputhje me nenet 23, 23 bis dhe 24 të Marrëveshjes së CEFTA-s dhe është në kundërshtim me Deklaratën e përbashkët për zbatimin e rregullave dhe procedurave të OBT-së.

“Duke ndjekur procedurën për zbatimin e mundshëm të masave mbrojtëse, është obligative që në kohë të dërgohet notifikim deri të palët e prekura të CEFTA-s, dhe të fillohen konsultime të menjëhershme me palët nënshkruese të marrëveshjes së CEFTA-s, para se të ndërmerren masa mbrojtëse”, thuhet në letër nga Bekteshi, duke marrë parasysh nenin 24.7 të Marrëveshjes së CEFTA-s, e cila lejon futjen e një mase mbrojtëse të përkohshme, por vetëm nëse jepet verifikim i rrethanave të veçanta, që janë paraqitur në mënyrë që të zbatohet një hap i tillë.

Ndryshe, sipas procedurës, në bazë të së cilës Bekteshi, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, njoftoi edhe për datën e hyrjes në fuqi të këtij vendimi nga ana e Kosovës, pala kosovare duhej të zbatojë konsultime urgjente me vendet e CEFTA-s, e cila gjë nuk u realizuara. Fakti se masa vlen për 21 produktet që nuk janë të përcaktuara në mënyrë të veçantë nën tituj tariforë të Sistemit të Harmonizuar të Nomenklaturës së Kombinuar, për disa nga produktet e listuara në Vendim, sezoni ka mbaruar, ndërsa për disa tjera sezoni akoma nuk ka filluar, dhe kjo tregon se masa është miratuar pa u shoqëruar me argumente për rritjen e importimit dhe dëmtimeve të mundshme nga i njëjti. Sipas të dhënave zyrtare, eksporti i produkteve nga Maqedonia në Kosovë për gjashtë muajt e parë është përafërsisht në të njëjtin nivel si vitin e kaluar.

“Miratimi i një vendimi të tillë është në kundërshtim me tri prioritete në programin e Presidencës së CEFTA-s për këtë vit, për të cilat të gjitha vendet e CEFTA-s plotësisht kanë rënë dakord në mënyrë që të punojnë së bashku për të lehtësuar tregtinë e mallrave, harmonizimin e tregjeve të CEFTA –s me BE-në dhe krijimin e një rajoni pa barriera jo-tarifore dhe masa që pengojnë tregtinë”, thuhet në letrën që Bekteshi ia dërgoi homologut të tij të Kosovës dhe Sekretariatit të CEFTA-s.

Bekteshi kërkoi një takim urgjent të gjithë nënshkruesve të marrëveshjes së CEFTA-s dhe pret tërheqjen e Vendimit nga ana e Kosovës, ndërkohë, nëse kjo nuk ndodh sa më shpejt që të jetë e mundur, një nga opcionet ngelet zbatimi i kundërmasave për të mbrojtur prodhimin vendas.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button