Koxias: Unë do të doja të quhet Alaska Veriore e jo Maqedonia Veriore

Marrëveshjet ndërshtetërore janë rezultat i kompromisit, kemi bërë marrëveshje në dobi për të dy vendet, kështu tha shefi i diplomacisë greke, Nikos Koxias në fjalimin e tij në fund të Konventës për Aspektet Juridike të Marrëveshjes së Prespës që u mbajt në Ministrinë e Greqisë për Punë të Jashtme, transmeton Portalb.mk.

Siç njoftoi korrespodenti i MIA-s nga Athina, Koxias, duke e analizuar vendimin mes Maqedonisë dhe Greqisë, foli për dobitë e negociatave të të dy vendeve. Ai tha se që nga koha e Kontantinos Karamanlis deri sot, tre çështje kishin të bëjnë me negociatat: emri, paprekshmëria e kufijve dhe ekzistimi ose jekzistimi i pakicave.

Ministri i Punëve të jashtme të Greqisë ka folur edhe për nenet e marrëveshjes që lidhen me emrin dhe përdorimin, për gjuhën, shtetësinë, por edhe për irredentizmin.

“Nëse më pyetni a më pëlqen emri Maqedonia e Veriut. Jo, unë do të doja të quhet Alaska Veriore, por kishte marrëveshje për emër të përbërë që do të përmbajë termin “Maqedoni”. Ky term ka ekzistuar me dekada dhe konsideroj se nuk është etike pasi erdhëm deri në fund, të vihet ndonjë emër që nuk e përmban termin “Maqedoni”, tha Koxias.

Në lidhje me shtetësinë dhe nacionalitetin, ai shpjegoi se cili është dallimi i Marrëveshjes, ndërsa për gjuhën konfirmoi se është njohur si gjuha maqedonase nga kombet e Bashkuara në vitin 1997.

Për ato që janë kundër marrëveshjes, Koxias tha se në Greqi ekzistojnë dy lloje të politikave, ata që duan zgjidhje dhe që janë kundër zgjidhjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button