Maqedoni, arrestohen 12 shtetas të huaj në një objekt hotelerik në Zhelinë

Mbrëmë  nga ora 23:00 deri në orën 02:00 shërbyesit policorë të Sektorit të Punëve të Brendshme Tetovë kanë kryer kontroll aksionar në objektin hotelererik në rrugën rajonale Tetovë-Shkup, në Zhelinë, transmeton Portalb.mk.

Në objekt, i cili është në pronësi të 46-vjeçarit me iniciale Z.S., janë kapur 13 femra, nga të cilat nëntë nga Shqipëria, një nga Kosova dhe tre shtetase të Maqedonisë si dhe dy muzikant nga Shqipëria të cilët i kanë argëtuar të pranishmit.

Shtetaset e huaja, që janë nga mosha 20 deri 30-vjeçare dhe dy muzikantët janë marrë në stacionin policor të Tetovës për procedurën e mëtejme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button