Kosova pret që procesi i liberalizimit të vizave të përfundojë deri në fund të vitit

Kryetarja e Komisionit për euro- integrime në Kuvendin e Kosovës, Blerta Deliu- Kodra konsideron se rekomandimi për heqjen e vizave për Kosovën është “moment i rëndësishëm në realizimin e një të drejte të shumëpritur” të qytetarëve kosovarë, njofton korrespondenti i MIA-s në Prishtinë.

Deliu- Kodra është e bindur se procesi i liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës do të përfundojë deri në fund të vitit. Ajo pret që miratimi i vendimit për vizat të kalojë më lehtë në Parlamentin Evropian, derisa procedurat do të më jenë më komplekse në Këshillin e ministrave.

Ajo paralajmëroi dinamikë të re në lobimin e liberalizimit të vizave, me qëllim të binden vendet anëtare të BE-së se kosovarët nuk do ta keqpërdorin heqjen e vizave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button