Nikollovski: Priten çmime më të larta të blerjes së rrushit dhe eksport më i madh i verës

Këtë vit priten çmime më të larta blerëse të rrushit, para se gjithash, për shkak të rritjes së kërkesës në tregun global. Bodrumet e verës nuk kanë furnizime dhe paralajmërojnë blerje prej përafrisht 143 milionë kilogramë, ka thënë ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikollovski në takimin e sotëm me përfaqësues nga bodrumet e verës dhe me vreshtarët kushtuar vjeljes së ardhshme dhe blerjes së rrushit.

“Sipas vlerësimeve të MBPEU dhe bodrumeve të verës ky vit pritet të jetë i volitshëm nga aspekti i eksportit dhe vlera e eksportit, nëse e kemi parasysh se në përfundim me prillin e këtij vitit gjithsej eksporti i verës nga Maqedonia shënon rritje prej tetë për qind sipas sasisë dhe 11 për qind sipas vlerës, ndërsa çmimi mesatar për njësi matje shënon rritje prej tre për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë kohore në vitin 2016”, kumtoi pas takimit ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Siç potencon Nikollovski, obligim i MBPEU si Ministri dikasteriale është të krijojmë kushte për blerje pa pengesa dhe çmime stabile të blerjes, ambient i volitshëm edhe për bodrumet edhe për vreshtarët.

Ai përkujtoi se subvencionet për vreshtarinë nga Programi për mbështetje financiare për vitin 2017 me të cilën për 10 për qind u rrit subvencioni bazë, janë paguar tërësisht në kohë para fillimit të sezonit të ri prodhues.

Prej Ministrisë shtojnë se Programi i sivjetmë për mbështetje financiare në bujqësi për 20 për qind janë subvencione më të larta për mirëmbajtjen e plantacioneve të rrushit për ato që kanë prej 1 deri 10 hektarë, gjegjësisht për vreshtarët me potencial të zhvilluar, apo në vend 44.000 do të fitojnë 48.000 dollarë për hektarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button