Policia shpëton nga mbytja një kukull seksi

Policia në Kinë kishte marrë një operacion të madh shpëtimi për të shpëtuar nga mbytja një grua në provincën Shandong.

1000 njerëz u mblodhën përgjatë lumit dhe 18 oficerë policie për rreth një orë bënë çmos për të shpëtuar gruan që po mbytej.

Por kur ata arritën të kapnin gruan, ajo nuk ishte gjë tjetër vetëm një kukull plastike seksi e cila u shfry menjëherë pasi e nxorrën në breg.

Njerëzit filluan të qeshnin për operacionin e turpshëm, siç e kishin quajtur të policisë.

Ndërsa policia u shpreh se ata kishin marrë njoftim dhe ajo dukej shumë e ngjashme edhe në përmasat me një grua.

Provinca Shandong është qendra kryesore për prodhimin e lodrave të seksit.

Lajme të ngjashme

Back to top button