“Luftë” tregtare mes Maqedonisë dhe Kosovës

Dy ditë me radhë nga 100 tonë pemë dhe perime në tregun me shumicë të Shkupit mbetën të pa-blera meqë nuk u paraqitën tregtarët nga Kosova. Kjo është pasoja e doganës më të madhe për 30 për qind për 21 produkte bujqësore, të cilën e vendosi Qeveria e Kosovës, ndërsa hyri në fuqi prej sot.

Importuesit e produkteve bujqësore nga Kosova për Alsat M shprehen se në kalimin doganor Bllacë është një kaos i vërtetë. Kamionët e ngarkuar me pemë dhe perime, tashmë më dy ditë nuk lejohen të hyjnë.

Ndërsa tregtarët e Maqedonisë thonë se masa do t’i rrëzojë çmimet blerëse në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button