Hoti: Asnjë pajtim nuk ka me koalicionin qeverisës

Avdullah Hoti, deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës ripërsëriti qëndrimin e grupit të tij parlamentar për të bojkotuar votimin në Kuvendin e Kosovës.

Ai theksoi se nuk kanë ndërmend të ndërrojnë qëndrim.

“Asnje pajtim nuk ka me koalicionin qeverisës. Kuvendi është jofunksional. Mund të caktohen çdo ditë seanca të Kuvendit, por qëndrimi jonë mbetet i njëjte, siç ishte në seancën e sotme.Jemi të vendosur të ndalojmë uzurpimin e institucioneve dhe dhunimin e demokracisë”, shkroi Hoti.

Deputetët e LDK-së dhe të Lëvizjes Vetëvendosje po refuzojnë të votojnë në seancat e Kuvendit të Kosovës.

Ndërkaq, Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, tha se janë marrë vesh me opozitën që të votohen të gjitha pikat e mbetura në mënyrë që të vazhdojnë me seancën e re, ku do të diskutohet edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Kreu i legjislativit theksoi se ka kërkuar një kolegialitet dhe mirëkuptim nga kolegët e opozitës, në mënyrë që t’i kalojnë projektligjet e mbetura që janë në interes të qytetarëve dhe mos të ketë bllokada që janë të panevojshme dhe në të njëjtën kohë të pajustifikueshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button