“Rreth 30 për qind e drogës së prodhuar në Afganistan përmes Iranit futet në Evropë”

Zëdhënësi i Qendrës iraniane për luftë ndërkombëtare kundër drogës, Asadullah Hadi Nejad, deklaroi se 30 për qind e drogës së prodhuar në Afganistan, përmes Iranit futet në Evropë, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Derisa forcat e koalicionit intervenuan në Afganistan, në këtë vend janë prodhuar 200 ton drogë. Pasi këto forca u tërhoqën, ky numër u rrit në 6.000 ton. Prodhimi i drogës në Afganistan gjatë 13 viteve të fundit është rritur për pothuajse 30 herë”, tha ai.

Sipas tij, në Afganistan momentalisht prodhohen rreth 9.000 ton drogë.

“Rreth 30 për qind e drogës së prodhuar në Afganistan përmes Iranit futet në Evropë”, tha Hadi Nejad.

Ai shtoi se forcat iraniane dhe afgane punojnë së bashku për të luftuar kontrabandën e drogës, por se ende nuk mund t’i japin fund kontrabandës së drogës me çanta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button