Si ta dimë që na mungojnë proteinat

Mungesa e proteinave është fenomen veçanërisht i rëndësishëm i cili duhet të monitorohet në qoftë se ushtroni dhe e formësoni trupin tuaj gjatë periudhës së verës.

Zbuloni sinjalet që i dërgon trupi juaj dhe përqendrohuni në konsumin më të shpeshtë të mishit, qumështit, produkteve arrore dhe bishtajore, shkruan Men’s Health, transmeton Telegrafi.

Keni dëshirë të rritur për ëmbëlsira

Edhe pse është më e logjikshme që ta keni një dëshirë të rritur për vezë apo mish, realiteti është ndryshe. Një nga funksionet më të rëndësishme të proteinave është se e mbajnë nivelin e sheqerit në gjak, dhe për këtë arsye mungesa e tyre në trup rrit dëshirën për ëmbëlsira.

Nuk mund të përqendroheni

Niveli i ekuilibruar i sheqerit në gjak është i rëndësishëm për të qëndruar të fokusuar. Kur ju mungojnë proteinat, niveli i juaj i glukozës ndryshon dhe shkakton dekoncentrim.

Rënia e flokëve

Proteinat e forcojnë dhe mbrojnë organizmin, kështu që nëse zvogëlohet sasia e tyre, rriten gjasat që flokët t’ju bien gjithnjë e më shumë, si dhe t’ju dobësohen qimet.

Ndjenja e plogështisë

Sigurisht keni mësuar deri tani se proteinat janë shumë të rëndësishme për muskujt, kështu që çdo plogështi apo mosdisponim lidhet me mungesën e proteinave në trup.

Shpesh jeni të sëmurë

Vëllimi i zvogëluar i bicepseve nuk është problemi më i madh i cili mund të shfaqet në procesin e mangësisë së proteinave. Nëse jeni shpesh të sëmurë dhe të ftohur, apo ju bie vazhdimisht imuniteti, kjo është edhe një shenjë që keni mungesë të proteinave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button