Qeveria premton përmirësim të bashkëpunimit me mediat nëpër një dialogu të përbashkët

Qeveria e Republikës së Maqedonisë me vëmendje të veçantë i pranoi dhe i analizoi reagimet e përfaqësuesve të mediave që ishin shkaktuar nga ngjarjet gjatë përgatitjeve për raportim nga takimi i liderëve që u mbajt dje në Klubin e deputetëve.

“I udhëhequr nga parimi i lartë të respektojë dhe të mundësojë të drejtën e mediave për raportim të papenguar, me përgjegjësi dhe profesionale nga ngjarjet me interes të veçantë për opinionin dhe qytetarët, përfaqësuesit e Qeverisë së RM-së në ngjarjen e djeshme siguruan kushte për punën e gazetarëve dhe ekipeve të gazetarëve në standardet për ngjarje të këtilla dhe drejtimet të cilat i ka marrë nga institucionet e sigurisë”, thuhet në kumtesën e pres shërbimit qeveritar.

Të udhëhequr nga parimi se duhet të sigurohen kushte të njëjta për të gjithë përfaqësuesit e mediave pa përjashtim, si dhe për shkak të vlerësimeve të sigurisë të bëra nga shërbimet profesionale të sigurisë, nga Qeveria shprehin keqardhje që, siç thonë, nuk ka ekzistuar mundësi të bëhen përjashtime për kushtet e caktuara dhe siguruara paraprakisht për punë të të gjithë ekipeve mediatike.

“Qeveria shpreh keqardhje për situatën e pakëndshme deri te e cila ka ardhur gjatë zbatimit të drejtime të siguruara dhe angazhim që zgjidhjet të kërkohen përmes dialogut dhe bashkëpunimit”, shtohet në kumtesë.

Nga Qeveria theksojnë se edhe më tej mbesin të përkushtuar që të zbatohet qasje e vetme dhe e barabartë ndaj të gjithë mediave kur bëhet fjalë për ngjarje publike me interes të qytetarëve.

Këshilli i Etikës reagon për incidentin e djeshëm me fotografët

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP