FF e Kroacisë u dërgon 12 fanella fëmijëve tajlandezë

Federata e Futbollit të Kroacisë (HNS) bëri të ditur se do t’u dhurojë 12 fanella të kombëtares fëmijëve tajlandezë të cilët kohë më parë u shpëtuan nga një shpellë ku ishin bllokuar për javë të tëra për shkak të përmbytjeve që shkaktuan shirat mosun, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Pas kthimit të kombëtares kroate nga Kampionati Botëror ‘Rusi 2018’, HNS dhe presidenti i federatës Davor Shuker sollën venimin për dhurimin e 12 fanellave të nënkampionëve të botës futbollistëve të rinj nga Tajlanda, të cilët në fund të qershorit për shkak të shirave mosun u bllokuan në shpellë. Fëmijët e grup moshës prej 11 deri në 16 vjeç dhe trajneri i tyre pritën të shpëtohen më shumë se dy javë dhe operacioni për tërheqjen e tyre zgjati tre ditë, gjatë së cilës një shpëtimtar humbi jetën”, thuhet në njoftimin e HNS-së.

HNS ndjen kënaqësi për rikuperimin e mirë të futbollistëve të rinj dhe u dhuron fanella në shenjë kujdesi për situatën e vështirë të cilën e përjetuan si dhe vazhdimin e ofrimit të mbështejes pas aksidentit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button