Turqia heq gjendjen e jashtëzakonshme

Autoritetet e Republikës së Turqisë mbrëmë kanë hequr gjendjen e jashtëzakonshme që në këtë vend u vendos më 21 korrik të vitit 2016 pas tentimit për grusht shteti të cilin e kreu organizata terroriste FETO, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjendja e jashtëzakonshme u hoq një orë pas mesnate sipas kohës lokale.

Ministri i Drejtësisë, Abdulhamit Gül dje tha se edhe pas heqjes së gjendjes së jashtëzakonshme, Turqia do të vazhdojë betejën vendosëse kundër të gjitha llojeve të terrorizmit.

Ministri Gül tha se para gjykatave turke zhvillohet proces i gjerë kundër pjesëtarëve të organizatës terroriste FETO.

“Në gjykata zhvillohen 94 procese të ndara në të cilat gjykohen gjithsej 2.161 të akuzuar, ndërsa të gjithë janë në paraburgim. Procedura e shkallës së parë u përfundua në 195 procedura, përfshirë dy procedura që u konfirmuan edhe në Gjykatën e Lartë. Në këto raste, gjithsej 2.382 të akuzuar u dënuan me burgim në periudha të ndryshme, përfshirë edhe dënime të shumta të përjetshme”, tha Gül.

FETO dhe udhëheqësi i saj Fetullah Gülen zhvilluan një fushatë të gjatë për shkatërrimin e shtetit duke u infiltruar në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.

Më 15 korrik të vitit 2016, kjo organizatë terroriste kreu tentimin për grusht shteti ushtarak në Turqi ku 251 persona ranë dëshmorë dhe rreth 2.200 të tjerë u plagosën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button