Moska: Marrëveshja për Emrin, në vend konsensusit, shkakton përçarje shtesë

“Zgjidhja për emrin duhet të mbështetet në konsensus të gjerë shoqëror dhe bazë të pa të metë kushtetuese. Marrëveshja e Prespës nuk është rast i tillë. Ajo vetëm shkakton përçarje shtesë edhe në Greqi edhe në Maqedoni”, deklaroi zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Marija Zaharova, njofton Portalb.mk.

“Jemi të hutuar nga deklarata e kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zev, se disa biznesmenë rus kanë financuar lëvizje anti-qeveritare në Maqedoni në lidhje me marrëveshjen e arritur me Greqinë. Qëllimi është që akuzat paushallë në llogari të Moskës të ketë për qëllim që të krijojnë histeri anti-ruse. Nuk ka kurrfarë dëshmie, as që do të mundeshin t’i dëshmojnë fjalët e Zoran Zaevit”, tha Zaharova.

Kryeministri Zoran Zaev, në një intervistë për “BuzzFeed News” ka deklaruar se ka informata për biznesmenë pro rus të cilët tentojnë që ta pengojnë anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, duke krijuar protesta të dhunshme, njofton Portalb.mk.

“Shtetas të huaj, të afërt me Rusinë kanë paguar mijëra dollarë që të shkaktojnë dhunë me qëllim që ta pengojnë integrimin e Maqedonisë në NATO. Një pjesë e tyre janë të lidhur me media, një pjesë i nxisin të rinjtë që të protestojnë përpara Kuvendit dhe t’i sulmojnë policinë. Ajo shihet qartë”, deklaroi Zaev.

“Biznesmenë pro rus, paguajnë protestues të dhunshëm që ta pengojnë anëtarësimin e Maqedonisë në NATO”

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP