“Disa rusë” janë përgjegjës për sulmin ndaj Skripalit dhe të bijës së tij

Hetuesit britanikë besojnë se kanë zbuluar persona të dyshimtë, përgjegjës për sulmin ndaj ish spiunit rus Sergej Skripal dhe të bijës së tij Julija.

Sipas hetuesve në sulm janë të përzier “disa rusë”. Hetuesit deri në këtë të dhënë kanë ardhur me një kontroll të detajuar të kamerave të sigurimit dhe analizës së të dhënave, kush ka hyrë në Britani të Madhe përafërsisht në kohën e sulmit ndaj Skripalit dhe të bijës së tij.

Skripal dhe e bija e tij në mars të këtij viti u helmuan me gaz nervor, për të cilin Londra zyrtare pohon se prodhohet vetëm në Rusu. Ata të dy disa javë ishin në spital, derisa marrëdhëniet midis Moskës dhe Londrës janë përkeqësuar.

Para disa ditëve në afërsi të Solsberit janë gjetur një burrë dhe një grua, gjithashtu me Noviçok. Daun Sturxhis (44) ka vdekur në spital tetë ditë pas helmimit, derisa mjekët edhe më tej luftojnë për jetën e 45-vjeçarit Çarli Rouli.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button