Napoli e përdor Cristianon për… letër higjjienike

Cristiano Ronaldo ishte goditja e verës në merkato. Ylli portugez u transferua nga Real Madrid te Juventusi dhe në Napoli nuk është pritur aspak mirë kjo gjë.

Në të gjithë qytetin jugor italian kanë nisur shitjet e një letre higjjenike që ka foton e sulmuesit me fanelën bardhezi, transmeton TCH.

Kjo nuk është hera e parë që në Napoli ndodh kjo gjë. Para dy vitesh, letrat higjjienike shiteshin me fytyrën e Gonzalo Higuain, i cili la Napolin pikërisht për Juventusin.

Në sezonet e fundit është ndezur shumë rivaliteti mes Juventusit dhe Napolit, skuadra që kanë luftuar për titullin kampion këto vite, në mungesë të Interit dhe Milanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP