Zbulohet ku fshihet një ton diamant!

Diamant! Artikull i çmuar që sa e dëgjon, gjithnjë dyshon nëse do kesh fatin ta kesh apo jo! Në fakt shkencëtarët sapo vërtetuan se nuk është aq i rrallë sa e mendojmë. Ata kanë gjetur një thesar të fshehur që mban më shumë se një ton gur të çmuar diamant, shkruan Bordo.al.

Diamanti është varrosur rreth 160 km nën sipërfaqen e planetit në një pjesë të lashtë të Tokës, të njohur si rrënjët e kratonit.

Pavarësisht këtij zbulimi, është e pamundur të vlerësohet masa, kur nuk ka ende mjete të fuqishme për të arritur aq thellë. Diamantet përbëhen nga karbon i pastër dhe formohen nën nxehtësi të madhe dhe presion para miliona viteve. “Kjo tregon se ndoshta diamanti nuk është një mineral kaq ekzotik, por në shkallën (gjeologjike) të gjërave, është relativisht i zakonshëm”, thotë shkencëtari Ulrich Faul.

Ajo shton se nuk mund të arrijmë atje por ka më shumë diamant se sa kemi menduar ndonjëherë më parë. Kratonet janë disa nga seksionet më të vjetra të shkëmbinjve që shtrihen në qendër të pllakave tektonike. Të formuara si male kokëposhtë me pjesën e tyre më të thellë të njohura si rrënjë shtrihen deri në rreth 200 milje.

Mesa duket diamantët nuk do të jenë më aq të rrallë!

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP